Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaRama: Vitia më telefonoi për të ma uruar fitoren, më ka thënë...

Rama: Vitia më telefonoi për të ma uruar fitoren, më ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kundërkandidati i tij Arben Vitia e ka telefonuar për t’ia uruar postin e ri. Rama tha se Vitia është shprehur i gatshëm për bashkëpunim.

“Zotëri Vitia më ka telefonuar dhe i falënderohem shumë dhe më ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë në çfarëdo aspekti, të më ndihmojë në punën e madhe që na pret për të mirën e të gjithë qytetarëve” tha Rama.

Duke folur për kundërkandidatin, Rama tha se do të kishte qenë e gabuar që postin e të parit të Prishtinës ta merrte dikush i cili nuk ka pasur kohë që t’i analizojë problemet e kryeqytetit dhe të gjejë zgjidhje për to.

“Mendoj se qytetarët kanë vlerësuar drejt, unë e kam shprehur edhe më parë problemin që e kam pasur gjatë qasjes së kundërkandidatit, për arsye se duhet kohë edhe nëse vjen nga spektri profesional, unë tash e 17 vite merrem me çështje të problemeve urbane të Prishtinës dhe ofroj propozime për zgjidhje të ndryshme, përveç që duhet ta duash atë që do duhet ta kuptosh ne thelb e po ashtu edhe kohëve të fundit domethënë që gjashtë muaj, duhet të merresh me çdo problem në detaje dhe do të ishte e gabuar të zgjidhej dikush që ndoshta nuk ka pasur mundësi që në aspektin kohor tu qaset problemeve në detaje vetë, sepse duhet ta ndjesh, ta dish dhe ta kesh vetëbesimin që mund të gjesh zgjidhje për të marrë vendime të mëdha, sepse vendimet janë të mëdha, vendimet e ndërrojnë jetën e njerëzve për të mirë apo për të keq nëse merren ato, prandaj mendoj se zgjidhja e qytetarëve të Prishtinës ishte e drejt” tha Rama në Klan Kosova.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments