Liverpool nuk planifikon të lejojë mesfushorin Thiago Alcantara të largohet pas raportimeve për rikthimin te Barcelona.
30-vjeçari iu bashkua “Reds” verën e kaluar, por nuk ka arritur të gjejë formën e pritshme shkaku i lëndimeve afatgjatë.
U raportua që Thiago ishte duke shikuar mundësinë e rikthimit te Barcelona, aty ku ishte pjesë deri në vitin 2013, pastaj kaloi te Bayern Munich.
Sidoqoftë, sipas AS, Liverpool nuk është i përgatitur të lejojë spanjollin të largohet, pavarësisht interesimit së Xavit.
Thiago ka kontratë edhe për katër vite me skuadrën e Jurgen Klopp, gjë që skuadra angleze dëshiron që t’i qëndrojë besnik.
Thiago ka shënuar vetëm një herë dhe dhuruar një asistim në 37 ndeshje për Liverpool, derisa këtë sezon ka qenë vetëm dy herë titullar në Premierligë.