Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim në zyrën e tij, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku të pranishëm ishin edhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Jetish Maloku dhe zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
“Ky takim ka pasur për qëllim diskutimin e çështjeve të përbashkëta dhe tejkalimin e sfidave me synim të rindërtimit të bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë për reforma të vazhdueshme që kanë për qëllim përmirësimin e sistemit të drejtësisë”, ka njoftuar zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në këtë kontekst, palët theksuan se zbatimi i strategjisë për sundimin e ligjit është barrë që bie mbi të dyja institucionet dhe në këtë drejtim janë dakorduar që të jenë partner produktiv në arritjen e rezultateve të përbashkëta.