Reformat në arsim gjatë mandatit të tij dhe premtimet e Qeverisë Kurti se do ta ndihmojnë vetëm kandidatin për kryetar të Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, janë arsyet që ish-kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i ka humbur zgjedhjet, përcjell Shqip.com. Kështu është deklaruar vetë Kastrati, i cili u shpreh se edhe po të ishte në […]
Reformat në arsim gjatë mandatit të tij dhe premtimet e Qeverisë Kurti se do ta ndihmojnë vetëm kandidatin për kryetar të Kamenicës nga Lëvizja Vetëvendosje, janë arsyet që ish-kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, i ka humbur zgjedhjet, përcjell Shqip.com.
Kështu është deklaruar vetë Kastrati, i cili u shpreh se edhe po të ishte në dijeni se do të humbte zgjedhjet, përsëri do të bënte reformën në arsim.
“Kemi pritur që do të fitojmë. Është vullneti i qytetarëve, neve na takon me e respektu, unë e uroj kandidatin tjetër tani kur të bën betimin kryetari i komunës që t’i shkoj puna mbarë dhe të punoj mirë për qytetarët e Kamenicës. Janë dy arsye më kryesore që kam arrit me i dëgju qytetarët. Është reforma në arsim që diferenca total në tërë komunën është rreth 900 vota ndërsa në ato vende është 1 mijë e 700 diferenca, aty bëhet dallimi.
Edhe po ta dija se ky do të ishte rezultati prapë do ta bëja reformën sepse nuk është e rëndësishme a fiton Qëndroni a jo, por me rëndësi është me e bo një progres, një zhvillim shoqëror dhe me e luftu një qasje popullsitë prej të tjerëve”, ka thënë ai në T7.
Ndryshe, të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku në Kamenicë, sipas rezultateve preliminare, fitues është kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj, me tetë mijë e 40 vota apo 53.11 për qind, kurse Qëndron Kastrati ka marrë shtatë mijë e 98 vota apo 46.89 për qind.