Kina, shteti ku nisi pandemia e koronavirusit, është duke u përballur me shpërthimin më të madh, të shkaktuar nga varianti Delta. Autoritetet kanë nisur të zbatojnë kufizime të reja në udhëtim.
Sipas agjencisë së lajmeve, “Reuters”, në orët e fundit janë raportuar 1.308 raste. Disa zona kanë nisur që të kufizojnë hyrjen e njerëzve nga qyteti Dalian, ku shkalla e infektimit është rritur më së shpejti.
Ky variant ka prekur 21 provinca, rajone dhe komuna dhe autoritetet kineze janë duke tentuar të bllokojnë përhapjen e virusit sipas politikës qeveritare për zero-tolerancë.
Dalian – qytet me rreth 7.5 milionë banorë – është izoluar për të luftuar virusin, ka deklaruar një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë. Këto masa përfshijnë testime të vazhdueshme, mbylljen e aktiviteteve kulturore dhe argëtuese e transportit publik.
Ndërsa të gjitha zonat përreth Daliani kërkojnë karantinë. Për të gjithë njerëzit që vijnë nga ky vend duhet t’i nënshtrohen karantinës për dy javë, para se të mund të lëvizin lirshëm.