Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaLirohet nga paraburgimi vëllai i Astrit Ademajt

Lirohet nga paraburgimi vëllai i Astrit Ademajt

Vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së që u vra në shtator të këtij viti, Astit Ademaj, Avni Ademaj, është liruar nga paraburgimi me vendim të Gjykatës Themelore në Pejë. Masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacionin policor.

 

Kjo masë është caktuar nga data 15 tetor deri më 7 dhjetor të vitit 2021.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë të cilin e posedon Express, thuhet se Avni Ademaj obligohet të paraqitet në Stacionin Policor në Pejë dy herë në javë.

Avni Ademaj kishte qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes kur u vranë dy ish-bashkëpartiakët, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj. I plagosur kishte mbetur edhe vetë ai.

Ndaj tij, Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, kishte caktuar masën e paraburgimit për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas familjes së Astrit Ademaj vrasja e tij ndodhi për motive politike.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments