Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaVela i reagon ashpër Grenellit pas deklaratave të tij për Osmanin: Po...

Vela i reagon ashpër Grenellit pas deklaratave të tij për Osmanin: Po gënjen

Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela i ka reaguar ish-emisarit të SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbe, Richard Grenell i cili më heret shkroi se Vjosa Osmani i ka thënë SHBA-ve se nuk pajtohet me Albin Kurtin.

“Si shef i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani dua të informoj se Richard Grenell po gënjen kur po iu referohet qëndrimeve të Presidentes së Republikës së Kosovës”, shkruan Vela.

 

Në një postim të tij të mëhershëm, Grenell tha se populli i Kosovës i ka dhënë mesazh të qartë Albin Kurtit pas refuzimit të projektit amerikan të Gazit dhe Marrëveshjes së Washingtonit, e gjithashtu shtoi se presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin Kurti dhe se këtë ia ka bërë të qartë SHBA-ve.  

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments