Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vetëm 4 komuna në udhëheqje në zgjedhjet lokale në Kosovë.
LVV nuk arriti të fitojë në asnjë komunë pa balotazh, ndërsa dje, ky subjekt politik nga 12 komuna në sa garonte, arriti t’i fitojë vetëm 4.
Por, një deklaratë e kryeministrit Kurti para disa muajsh thotë krejt të kundërten. Në një intervistë për Top Channel, Kurti thoshte se ua kanë marrë dorën zgjedhjeve.
Madje, Kurti deklaronte më tutje se nuk iu pritojnë zgjedhjeve si subjekt politik.