I akuzuari Sherif Terpeza ka pranuar fajësinë së në mars të 2019-ës, kishte penguar me veturë të dëmtuarin Arsim Peja e më pas të njëjtin e kishte nxjerrë me forcë nga vetura, ku e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grushe në fëtyrë dhe shpinë.
Këtë deklarim i akuzuari Terpeza e ka bërë të hënën, në shqyrtimin gjyqësor, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, pas leximit të aktakuzës nga prokurori i Besnik Jakupi.
Terpeza tha se, e ndien vetën fajtorë për veprën penale për të cilën po akuzohet, raporton “Raporton Betimi për Drejtësi”.
Me pranimin e fajësisë është pajtuar prokurori Jakupi, duke shtuar se pranimi i fajësisë nga ana e të akuzuarit është bërë në mënyrë vullnetare dhe pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin e tij, andaj i propozoi gjykatës që të njëjtin ta aprovoi si të bazuar.
Ndërsa, në fjalën përfundimtare tha se, tanimë nuk është kontestuese se i njëjti e ka kryer veprën penale, ku kërkoi nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtorë dhe ta dënoj sipas ligjit duke i aplikuar rrethanat renduese dhe lehtësuese.
Përfaqësuesja e të dëmtuarit Peja, avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi tha se pajtohet me pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, e njëjta tha se parashtrojnë kërkesë pasusore juridike ndërsa i bashkangjiten ndjekjës penale.
Kurse, në fjalën përfundimtare e njëjta e luti gjykatën që të akuzuarit t’i jap një dënim meritor i cili dënim do të preventonte që në të ardhmën asnjeherë të mos e shqetësoi palen e dëmtuare që në këtë mënyrë do të arrihej qëllimi i dënimit.
Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Terpeza, avokati Durim Llugiqi në fjalën përfundimtare kërkoi nga gjykata që t’i shqiptoi një dënimsa më të butë pasi i njëjti është i gjendjes jo të mirë ekonomike si dhe mbajtës i vetëm i familjës gjashtë antarshe të cilët në mënyrë direkte janë të varur nga i akuzuari.
Tutje ai shtoi se, i akuzuari nuk ka qenë asnjëhreë i dënuar më parë, e gjithashtu i njëjti pranë kësaj gjykatë shprehu keqardhje për rastin e ndodhur, njëkohësisht i premtoi gjykatës që një rast i tillë apo i ngjashëm nuk do të ndodhë në të ardhëm.
Në fund, Llugiqi tha se, nëse eventualisht gjykata vendos t’i shqiptoj dënim me burgim të pandehurit, i akuzuari sipas tij, jep pëlqimin në përputhje me nenin 46 që dënimi me burgim t’i zëvëndësohet me dënim me gjobë.
E vet i akuzuari në fund e ka mbështetur fjalën përfundimtare të mbrojtësit të tij Llugiqi, dhe i njëjti i kërkoi falje palës së dëmtuar për atë se çfarë kishte ndodhur, duke thënë se në të ardhmën nuk do të ndodh më, me ç’rast e ka lutur gjykatën që t’i shqiptoi një dënim sa më të butë.
Mbrojtesi i të akuzuarit avokati Durim Llugiqi në fillim të seancës i kërkoi palës së dëmtuar që në këtë çështje të shkojnë në procedurën e ndërmjetësimit dhe të zgjidhin këtë mosmarrëveshje, duke shtuar se klienti i tij është i gatshëm që diçka të kompensoi me qëllim të pajtimit.
Mirëpo i dëmtuari pas konsultimeve me përfaqësuesën e tij e njftoi gjykatën se nuk dëshiron që të njëjten ta zgjidhin në procedurën e ndërmjetësimit.
Përmes aktvendimit gjykatësi Avdirrahman Gashi e pranoi pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit Terpeza dhe njoftoi se, shpallja e aktgjykimi për këtë rast do të bëhet më 16 nëntor 2021.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 nëntor 2020, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin Terpeza me ç’rast të njëjtin e kishte dënuar me pesë muaj burg, dënim ky që sipas gjykatësit të çështjes duhej të ekzekutohej pas plotfuqishmrësisë së këtij aktgjykimi.
I njëjti ishte detyruar që të paguante 50 euro për paushallin gjyqësor si dhe 30 euro në fondin për mbrojtjen e viktimave.
Kundër këtij aktgjykimi më 10 dhjetor 2020, mbrojtësi i të akuzuarit Terpeza avokati Rrahman Retkoceri kishte parashtuar ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, ku kishte kërkuar që gjykata e shkallës së dytë aktgjykimin ankimor ta prish dhe çështjen ta kthej në gjykaten e shkallës së parë në rivendosje , ose atë ta ndryshojë dhe të akuzuarin ta liroi nga akuza e datës 20 nëntor 2020, ose të njëjtin ta denojë me dënim më të butë.
Mirëpo më 2 qershor 2021, Gjykata e Apelit e kishte refuzuar ankesën e mbrojtësit të akuzuarit Terpeza, avokatit Rrahman Retkoceri si të pa bazuar, ndërsa aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- dega në Lipjan të datës 20 nëntor 2020, e kishte vërtetuar.
Kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan të datës 20 nëntor 2019, dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Prishtinë të datës 21 maj 2021, i dënuari Sherif Terpeza kishte bërë kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, me propozimin që Gjykata Supreme e Kosovës, aktgjykimet e theksuara më lartë të i anuloi ose t’i ndryshoi për shkelje esenciale të dispozitivave të procedurës penale dhe për shkak të shkelës së ligjit penal.
I dënuari Terpeza në kërkesë kishte lutur/ propozuar Gjykatës Supreme të ndërprej/ të shtyej ekzekutimin e dënimit sipas vendimit të formës deri në rivendosjen e kësaj çështje sipas kësaj kërkese nga kjo gjykatë.
Ndërsa përmes kësaj kërkese kërkonte të miratohet në tërësi kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë ashtu që, që të anulohet përkatësisht të kthehet në gjykatën e shkallës së parë për rivendosje ose të ndryshohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej pesë muajve të zëvëndësohet me dënim me gjobë ose me ndonjë nga dënimet alternative.
Kurse më 23 shtator 2021, Gjykata Supreme e Kosovës përmes aktgjykimit kishte aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të të dënuarit Sherif Terpeza, me ç’rast kishte kishte anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dega në Lipjan të datës 20 nëntor 2020, dhe atë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë të datës 21 maj 2021, ndërsa çështjen e kishte kthyer në rigjykim të shkallës së parë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzës më 30 tetor 2019, kundër Sherif Terpeza të cilin po e ngarkon me veprën penale “Sulm” nga neni 184 paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakzuës, i pandehuri më 21 mars 2019 rreth orës 00:35, në hyrje të fshatit Ribar i Madh Komuna e Lipjanit, fillimisht e ka penguar me veturë të dëmtuarin Arsim Peja e pastaj të njëjtin e ka nxjerrë me forsë nga vetura, me ç’rast ia ka gërvishur këmbën dhe e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grushta në fëtyrë dhe shpinë. /Betimi për Drejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç, nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë më vendim të formës së prerë