Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka dalë në një konferencë për media, ku ka treguar çka ka biseduar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Pasi tregoi si shkoi takimi, Kurti u pyet nga gazetarët rreth zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.
Përveç rezultatit të zgjedhjeve, Kurti u pyet edhe për fatin e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi po funksionon me ushtrues detyre, pasi ai kishte vendosur ta kandidonte ministrin Arben Vitia, për kryetar të Prishtinës.
Konkretisht, ai u pyet nëse do ta ktheje Vitinë përsëri në postin e të parit të Shëndetësisë.
Por, Kurti zgjodhi të mos përgjigjet në këtë pyetje. Ai u deklarua vetëm rreth rezultatit të partisë së tij në zgjedhjet lokale.
“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, deklaroi Kurti.