Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të mbahet në Hagë në kuadër të Dhomave të Specializuara.
Tashmë është bërë një vit që nga koha kur Thaçi është drejtuar për në Hagë, për shkak të akuave të cilat rëndëojnë mbi të e që kanë të bëjnë me kinse krimet e kryera gjatë kohës së luftës.
E së fundi një deklarim për të e pati edhe babai i tij, i cili në të shumtën e fjalëve nuk arriti dot të mbajë lotët, transmeton lajmi.net.
Ai ndër të tjerash tha se është mërzitur shumë, por se në burg është për këtë tokë e për këtë dhe.
“Hashimi me shokë krejt i pafajshëm është, pse na kurgjo nuk kemi bë kërkujt veç për vend tonë kemi luftu”, tha Haxhi Thaçi.
E rëndë është sipas tij të shoh atë teksa gjykohet.
“Na ka ndihmu Amerika, e aleatët tanë e vetëm s’kemi mund me bë kurgjo. Edhe tash të pafajshëm janë. Me i marr kanë mund, por të pafajshëm janë”, tha ai.
Ai theksoi se e gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e pafajshme.
“S’jemi dal as në Serbi as kërkund, për qet vend tonin kemi bë gjithçka. Mendoj se bëhet mirë, se Zoti s’ia humb mundin kerkujt”, shtoi ai.
Nëse ka drejtësi diku duhet me u liru, që s’ka drejtësi s’ka. Por duhet me pas drejtësi diku. Edhe ne duhet me u bë të fortë se i kemi ata, se nuk ka qenë e lehtë kjo.Ka punu për popull e për vend të vetë, për qet vend kerkujt dëme si kanë bë, e sot me i çu në burg shumë e padrejtë është.