Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaAmbasadori kanadez mbështet Kosovën për targat me Serbinë: Reagimi serb me rusët...

Ambasadori kanadez mbështet Kosovën për targat me Serbinë: Reagimi serb me rusët në kufi, i tepruar

Ambasadori kanadez në Kroaci, Alan Bowman, përgjegjës edhe për Kosovën, ka mbështetur vendimin e Qeverisë në lidhje me targat e veturave që vijnë nga Serbia.

 

Sipas tij, Kosova ka të drejtë në një vendim të tillë, pasi edhe Serbia e aplikon të njëjtën masë për veturat me targa kosovare. Ndër të tjera, ai thotë se reagimi serb ndaj kësaj situate ishte i tepruar, e sidomos me paraqitjen e përfaqësuesve rusë në kufirin me Kosovën, raporton Zeri.info.

Në një intervistë për gazetën kroate “Nacional”, Bowmani ka folur edhe për zgjidhjen afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në rastin konkret të targave të veturave, Kosova e ka zbatuar politikën e saj, për të cilën, si shtet, ka të drejtë. Masat ndaj veturave që vijnë në Kosovë nga Serbia janë identike me ato që aplikon Serbia për veturat që hyjnë në Serbi nga Kosova. Nëse kjo u zbatua në mënyrën më të mirë, nuk është për mua të komentoj. Sido që të jetë, nga këndvështrimi im, reagimi serb më dukej i tepruar, madje pamë përfaqësues rusë në kufi. Sa i përket zgjidhjes afatgjatë të problemit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shpresoj se procesi i udhëhequr nga BE-ja do t’i ndihmojë të dyja palët dhe se dialogu do të ringjallet, i cili në radhë të parë duhet të parandalojë situata të ngjashme dhe më pas të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve. Në fund të fundit, mosmarrëveshja e fundit për targat e makinave u zgjidh përfundimisht në Bruksel. Por që një marrëveshje të arrihet realisht, së pari duhet të ketë një vullnet të vërtetë politik në të dy vendet”, është shprehur ambasadori kanadez në Kroaci, përgjegjës edhe për Kosovën, Alan Bowman.

Ndër të tjera, diplomati kanadez ka lavdëruar punën e qeverisë “Kurti” dhe të presidentes Vjosa Osmani. Ai thotë se dyshja po punon në realizimin e reformave dhe në promovimin e të drejtave të njeriut.

“Fillimisht dua të them se besoj se komuniteti serb në Kosovë ka të drejta legjitime të mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës. Kanadaja është mike e Qeverisë së Kosovës, ne e njohëm Kosovën kur shumica e vendeve të tjera e njohën, ne inkurajuam njohjen ndërkombëtare të një vendi që ne besojmë se duhet të jetë në rrugën euroatlantike, si dhe pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor. Jemi të kënaqur me përkushtimin e Qeverisë së Kosovës, veçanërisht të dy figurave kryesore të vendit, kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani, të cilët janë duke punuar për reforma, promovimin e të drejtave të njeriut, barazinë e grave”, ka theksuar Bowmani.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments