Të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në Komunën e Podujevës, fitues doli Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte në garë me Ekrem Hysenin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në Llap ishte garë e ngushtë ndërmjet dy kandidatëve që u përballën në balotazh.
Ai mori gjithsej 20 mijë e 282 vota, ndërkaq Hyseni 18 mijë e 845 vota.