Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje.
Përmes një konference për media, Vitia ka thënë se tashmë Prishtina e ka kryetarin e ri, Pëprarim Ramën.
“Prishtina tashmë e ka një kryetar të ri, dhe ai është Përparim Rama. E falënderoj aktivistët e VV-së dhe qytetarët e Prishtinës, gjithashtu edhe zotëri Ramën”.