Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeNumërohen mbi 90 për qind të votave në Prishtinë, Rama drejt fitores

Numërohen mbi 90 për qind të votave në Prishtinë, Rama drejt fitores

Në kryeqytet janë numëruar 93.12 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.


20: 35 – Mbi 80 për qind të votave në Prishtinë, prin Përparim Rama: Ky është dallimi

Janë numëruar mbi 80 për qind e votave në kryeqytet, ndërsa vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama

Deri tash, Rama ka marrë 33.094 vota, që në përqindje i bie 51.10. Ndërsa, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje ka 48.9 për qind të votave. Dallimi mes dy kandidatëve është 1422 vota.


20:00 – Numërohen mbi 60 për qind të votave në Prishtinë: Rama thellon epërsinë

Në kryeqytet kanë numëruar 62.61 për qind të votave deri në këto çaste. Përparim Rama i LDK-së ka 51.31 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.69 për qind të votave.


Vazhdon të prijë Rama në Prishtinë: Ky është rezultati i deritanishëm

Nga 25.104 votat e vlefshme në Prishtinë, 51.16 për qind të tyre i ka fituar kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ndërkaq 48.84 për qind të tyre i ka marrë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri më tash janë përpunuar 63.321 për qind të votave. Gjatë numërimit deritanishëm, Rama ka prirë vazhdimisht.

*Ky rezultat është përditësuar në orën 20:00


19:47 Numërimi në Prishtinë, po prin Përparim Rama

Nga rezultatet e deritanishmë në Prishtinë, po prin Përparim Rama i LDK-së me 52.36 për qind. Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia deri tash ka 47 për qind të votave.

19:40 – Ka nisur numërimi i votave të rundit të dytë në kryeqytet.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e para në Prishtinë, ndërsa po vazhdon numërimi.

Sipas rezultateve të deritanishme, po prin Përparim Rama i LDK-së.

Rezultatet në orën 19:40

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments