Edhe pas numërimit të 70 mijë votave, Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes vazhdon të mbetet i pari në Podujevë.
Ai ka fituar 52.16 përqind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka fituar 47.84 përqind.
20:28 – Numërohen 65 përqind e votave në Podujevë, ky është rezultati
Në Komunën e Podujevës janë numëruar 60 përqind e votave.
Pas numërimit të këtyre votave, Shpejtim Bulliqi vazhdon të mbetet i pari.
Bulliqi ka 511.07 përqind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së 48.03 përqind.
20:15 – Mbi 41 mijë vota të numëruara në Podujevë, kjo është renditja
Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon të mbetet i pari në Podujevë, pas numërimit të 40 mijë votave.
Sipas infografikës së KQZ’së, Bulliqi po prin me 52.38 përqind të votave. Nga numërimi i këtyre votave, ai i LDK’së ka 47.72 përqind.
19:58 – Numërohen mbi 20 mijë vota në Podujevë, ky është kandidati që po prin
Në Komunën e Podujevës po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Nga numërimi i mbi 20 mijë votave, Bulliqi ka marrë 51.88 përqind, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka 48 për qind të votave.
17:44 – Nis numërimi i votave në Podujevë, ky është rezultati aktual
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet e numërimit të deritashëm për Komunën e Podujevës.
Sipas infografikës së KQZ’së, janë numëruar mbi tetë mijë vota. 50.23 për qind të votave i ka marrë Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, derisa Ekrem Hyseni ka 49.77 për qind.
19:00 – Ky është rezultati në Podujevë sipas Exit Poll’it të prezantuar në T7
Në T7 është prezantuar rezultati i Exit Poll’it të Albanian Post për Komunën e Podujevës. Sipas këtij Exit Poll’i, atje fitues është Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.
Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.
Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.
Ndryshe, Podujeva ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’kishte arritur të fitonte votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.
Në garë për të parin e kësaj pune kanë qenë: Shpejtim Bulliqi nga VV, Ekrem Hyseni nga LDK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Besnik Tahiri nga AAK, Xhemajl Hasani nga NISMA dhe Gazmend Islami nga OBKD.