15:54 – 297 mijë e 512 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri tani në Kosovë.
Kështu bëhet e ditur nga të dhënat e përditësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
15:00 – 23,98% e qytetarëve kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar deri në këtë orë sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Sipas këtyre të dhënave, Mamusha mbetet komuna me përqindjen më të lartë të qytetarëve që kanë dalë për të votuar me 44,73%.
Komuna me interesimin më të vogël të qytetarëve për të votuar deri në orën 15:00 është Rahoveci me 16,64%.
12:02 – 89 mijë e 911 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar deri në këtë kohë, raporton Gazeta Express.
Kështu është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në komunën e Mamushës kanë votuar 17,62 për qind e qytetarëve me të drejt vote, në atë të Junikut 16,70 për qind, në Kllokot 11,84 për qind, në Shtime 10,91 për qind dhe në Prishtinë 8,96 për qind.
11:00 – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e para për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje.
Sipas KQZ-së, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.
Nga këto të dhëna vërehet se komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë. Ndërsa përqindja më e vogël është regjistruar në komunën e Rahovecit ku vetëm 4.01% e qytetarëve kanë dalur për të votuar.
Më poshtë gjeni të dhënat e KQZ-së për secilën komunë:
Podujevë 9,17%
Istog 7.28%
Klinë 5,26%
Vushtrri 6,59%
Prishtinë 9,17%
Obiliq 7,95%
Gllogovc 6,39%
Fushë Kosocë 9,59%
Kamenice 9,34%
Malishevë 7,35%
Gjakovë 6,09%
Rahovec 4,01%
Prizren 5,21%
Dragash 4,49%
Shtime 11,60%
Gjilan 7,05%
Viti 7,11%
Kllokot 13,81%
Kaçanik 7,34%
Mamushë 17,62%