Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij.
Para medieve, ai tha se kjo është ditë e veçantë për Kosovë.
“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën, është ditë e demokracisë, ditë ku vendimmarrja kalon te qytetarët. Falënderoj të gjithë zyrtarët e zgjedhjeve qe po kujdesen që kjo të jetë ditë e mirë. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, e ky proces të ruaj standardin e lartë që e kemi ndërtuar tash e sa kohë, në këtë standard fitues është Kosova, fitues janë të gjithë”.