Rama, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, ka votuar në qendrën e votimit në ambientet e Fakultetit Ekonomik/Juridik.
Pasi kreu procedurën e votimit, Rama përpara mediave tha se kohë të mira po vijnë për kryeqytetin.
“Unë sapo votova në këtë ditë të nëntorit, fantastike me diell, ditë e mirë për Prishtinën. Kohë të mira për Prishtinën po vijnë, kështu që ftoj qytetarët të dalin të votojnë për transformimin e bukur të Prishtinës”, u shpreh Rama.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Rama kandidon kundër Arben Vitisë të Lëvizjes Vetëvendosje.