Policia njofton për arrestimin e një arsimtari nga Vitia, nën dyshimin për keqtrajtim të nxënëses së tij.
Me vendim të prokurorit, arsimtari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQTRAJTIM GJATË USHTRIMIT TË DETYRËS ZYRTARE OSE AUTORIZIMEVE PUBLIKE /Viti 01.11.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-arsimtar, nën dyshimin se ka keqtrajtuar nxënësen viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.