Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Rama ka votuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, raporton T7.
Pas votimit, Rama tha se ditë të mira po vijnë për qytetarët e Prishtinës.
Ndryshe, Rama garon për të parin e Prishtinës në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitinë.
Altin Berisha