Drejtori i Urbanizmit të komunës së Vushtrrisë, Berat Sadiku, u detyrua të marrë tretman mjekësor meqë gjatë mesditës të së premtes u sulmua fizikisht nga një person.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia ku sipas tyre është arrestuar një person dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
Gjatë të shtunës Klan Kosova ka tentuar të bisedojë me drejtorin, por i njëjti nuk është përgjigjur në thirrje.
Klan Kosova ka kontaktuar edhe me vëllain e të dyshuarit, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë me arsyetimin së me këtë punë e kanë lënë të merren organet kompetente.