Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosova697 aplikues më pak për azil në Kosovë

697 aplikues më pak për azil në Kosovë

Aksionet e policisë për kontrabandë dhe ndryshimi i rrugës për të dalë në vendet perëndimore, po cilësohen faktorët e uljes së numrit të azilkërkuesve në Kosovë.

 

Ndeshje futbolli po zhvillonte shteti prej nga vinë, e kështu kishin vendosur ta shikonin. Këtë mund ta bëj secili azil kërkues, i cili gjendet në Qendrën e Azilit, në Magure të Lipjanit.

Megjithatë. numri i tyre është i vogël këtë vit, krahasuar me vitin paraprak.

Këtë e konfirmon edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

Por, kushtet në qendrën e azil kërkueseve vazhdojnë të përmirësohen çdo vit nga shteti i Kosovës.

Aty gjendet edhe biblioteka për të lexuar, e cila posedon libra në shumë gjuhë.

Ngjitur me të është edhe këndi për fëmijë, ku të vegjlit mund të argëtohen.

Ata të cilët u larguan nga aty kishin lënë edhe diçka për tu kujtuar.

Për higjienën dhe pastrimin e rrobave gjithashtu ekziston një dhomë e veçantë.

Edhe hapësirat për aktivitete nuk mungojnë.  Fusha e futbollit në njërën anë dhe vendi ku mund ushtronin fitnes në anën tjetër. janë aty edhe pse nuk po shfrytëzohen aq.

E, lidhur me rënien e numrit të azilkërkuesve, Fitim Zariqi, drejtor në këtë qendër jep disa arsye të kësaj.

Njëkohësisht, ai jep informacione se nga cilat vende mbetet përsëri numri më i madh i azil kërkueseve.

Kurse se Kosova është shembull për mënyrën e trajtimit të azilantëve, e thonë edhe njohësit e sigurisë.

Ata madje shtojnë se azilantët nuk përbëjnë rrezik për Kosovën.

Shala përmend edhe faktin se Kosova ka bashkëpunim të mirë edhe me vendet e rajonit.

Përveç qendrës së Magures, ekziston edhe qendra në fshatin Vranidoll, në të cilën momentalisht nuk ka asnjë azilant.

Për ta shikuar storien e plotë klikoni këtu.

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments