Franca ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej tri golave ndaj Kazakhstanit.
Të tri golat për ‘trekolorët’ janë realizuar nga fantazisti 22-vjeçar, Kylian Mbappe.
Sulmuesi hapi llogarinë në minutën e gjashtë të ndeshjes kur realizoi gol nga një asist i Theo Hernandesit.
Goli i dytë i francezit erdhi në minutën e 12-të pas një kundërsulmi të shpejtë nga vendasit, në të cilin Kingsley Coman asistoi.
Tregolëshin, 22-vjeçari e kompletoi në minutën e 32-të i cili realizoi një gol të bukur me kokë, nga një tjetër asistim i Coman.
Goli i tretë i Mbappes – VIDEO
Franca është në rrugë të mirë të fitores për të mbledhur 15 pikë D dhe për të siguruar edhe matematikisht pozitën e parë me një ndeshje të mbetur.
Ndërkohë ky është tregolëshi i parë i Mbappes me Kombëtaren e Francës, gjersa tani ka arritur në kuotën e 22 golave të realizuara me ‘trekolorët’ në ndeshjen e 52-të zyrtare.