Kanë përfunduar dy nga tre ndeshjet e grupit G, ku ka pasur rezultate mjaft interesante.
Norvegjia është ndalur me barazim pa gola ndaj kombëtares së Letonisë duke bërë kështu një hap mbrapa për një kualifikim të mundshëm në Botërorin “Katar 2022”.
Këtë më së miri e ka shfrytëzuar kombëtarja e Turqisë e cila e ka ‘demoluar’ kombëtaren e Gjibraltarit me rezultat 6-0.
Pas këtyre rezultateve, Turqia tani rrëmben pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Norvegjia e cila ndodhet e treta, gjersa Holanda ka 19 pikë që do ta ketë më vonë ndeshjen ndaj Malit të Zi.
Norvegjia rrezikon të mbetet jashtë botërorit të ardhshëm pasi ndeshjen e fundit në grup do ta ketë ndaj Holandës si mysafir, gjersa Turqia do të ketë punë më të lehtë pasi ndeshjen e fundit do ta luajë si mysafir i Malit të Zi.