Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në Paris në Samitin e Paqes, është ndalur pak në Podujevë rikompensojë ditët e humbura për fushatë, në ditën kur konsiderohet heshtje zgjedhore.
Në fotografitë e shpërndara nga kandidati i partisë së Kurtit në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, Kurti shihet të ketë mbledhur një grumbull njerëzish dhe të ketë realizuar ecje me ta.
“Ecje përgjatë sheshit të qytetit me kryeministrin Kurti, ku edhe u ndalëm për një kafe rasti”, ka shkruar Bulliqi në postimin e tij.
Kurti qëndroi për dy ditë në Samitin e Paqes që po mbahej në Paris, i drejtuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Kosova ka mbajtur raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, derisa raundi i balotazheve do të organizohet nesër.
Kandidati i Kurtit do të përballet në balotazh me atë të LDK-së, Ekrem Hysenin përgjatë ditës së nesërme.