Monday, November 25, 2024
HomeBotaRusia shënon rekord të viktimave të Covid-19

Rusia shënon rekord të viktimave të Covid-19

Rusia ka shënuar përsëri rekord të rasteve fatale ditore nga Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet ka arritur në nëntë milionë.

Task-forca kombëtare për koronavirusin të shtunën raportoi 1.241 të vdekur, dy më shumë se rekordi i mëparshëm, i shënuar të mërkurën, shkruan Associated Press.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe mbi 39.000 raste të reja infeksionesh, duke e çuar në rreth 9 milionë e 30 mijë numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë.

Rusia mori vendim për një javë pushim në fillim të këtij muaji me qëllim të luftimit të përhapjes së virusit. Në kuvend të premten u paraqitën dy projektligje me qëllim që të hyjnë në fuqi vitin e ardhshëm.

Nëse miratohen, projektligjet do ta kufizonin qasjen në shumë vende publike si dhe udhëtimet brenda e jashtë vendit për ata që nuk janë vaksinuar e që nuk e kanë kaluar Covidin, me përjashtim të atyre që kanë arsye të posaçme shëndetësore për të mos e marrë vaksinën.

Faji për shkallën e lartë të viktimave e infeksioneve po u lihet numrit të ulët të personave të vaksinuar, sjelljes së pakujdesshme të publikut rreth masave parandaluese dhe mungesës së vendimeve nga qeveria për të sjellë masa më të rrepta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments