Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në KQZ ka bërë të ditur se rundin e dytë të zgjedhjeve do ta monitorojnë 10,510 vëzhgues.
Yll Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i kësaj zyre, ka thënë se në mesin e këtyre vëzhguesve ka vendorë dhe të huaj.
Sipas tij, për rundin e dytë të zgjedhjeve nuk ka pasur interesim të ndonjë vëzhguesi nga shtetet fqinje.