Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kthyer sot nga Parisi ku ka marrë pjesë në Forumin për Paqe të organizuar nga Emmanuel Macron.
Në ditën e heshtjes zgjedhore, ai ka qëndruar në qytetin e Podujevës, ku është parë në sheshin qendror të qytetit bashkë me qytetarë të shumtë.
Kosova ka mbajtur raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, derisa raundi i balotazheve do të organizohet nesër.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nërkohë sot ka shpërndarë materialin zgjedhor në të gjitha komunat e Kosovës.