Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.
Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.
Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.
Kujtojmë se nesër në 21 komuna mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.