Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaEdita Tahiri për muralet e kriminelit Mlladiq: A mund të ketë paqe...

Edita Tahiri për muralet e kriminelit Mlladiq: A mund të ketë paqe në Ballkan me një qasje të tillë të Serbisë?

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se në Ballkan nuk mund të ketë paqe përderisa mohohet gjenocidi dhe ka glorifikime të kriminelëve të luftës.

 

Ajo përmes një postimi në “Facebook”, ka kritikuar qasjen e qeverisë për mbështetjen e muraleve të kriminelit Ratko Mlladiq.

“Mohimi i gjenocideve dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës – a mund të ketë paqe në Ballkanin Perëndimor me një qasje të tillë të Serbisë zyrtare?”, ka shkruar ajo.

Këtë qasje e ka kritikuar edhe shefi i BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret, duke thënë se s’bën të lartësohen kriminelët e luftës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments