Një grua ka përfunduar në pranga dje në Pejë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të njëjtën e ka arrestuar pasi që e njëjta ka kërcënuar burrin e saj, shkruan lajmi.net.
Nga e dyshuara është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.