Komisioni Europian, krahu ekzekutiv i BE-së ka propozuar një rritje prej 25 milionë eurosh në Fondin e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBMF) për të menaxhuar krizën e sigurisë ndërsa migrantët grumbullohen në kufirin polako-bjellorusi, sipas një burimi diplomatik të BE-së.
Sipas burimit, ky është një propozim paraprak që ende nuk është miratuar dhe pritet të konsultohet me vendet anëtare dhe Parlamentin Europian.
Nëse negociatat do të rezultojnë të suksesshme, në dispozicion IBMF-së do të vihen fonde shtesë, ku 7.37 miliardë euro do të kalojnë për buxhetin të BE-së në kuadër të perspektivës financiare për periudhën 2021-2027, raporton ATSh.
Mijëra migrantë, të ardhur nga regjimi bjellorus, janë vendosur në kampet në zonat kufitare me synimin për të hyrë në Poloni dhe më pas në Bashkimin Europian. Blloku akuzon Bjellorusinë për dërgimin e qëllimshëm të personave me viza turistike në Europën Lindore duke i kontrabanduar ata më pas në Perëndim.
Për shkak të përshkallëzimit të krizës së migrantëve të bllokuar në Poloni, BE-ja ka vazhduar diskutimet për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Bjellorusisë.