193 rekrutë po vazhdojnë trajnimin e tyre t’u bërë ushtarë të Kosovës, ndërsa ky rrugëtim ka edhe sfidat e veta.
Ashtu siç thoshte edhe udhëzimi, ishte rregulluar dhoma. Ani pse ishin orët e para të mëngjesit, rekrutët e ri të FSK-së nuk gjendeshin brenda.
Ata kishin filluar ushtrimet fizike në hapësirat e jashtme, ne qendrën e FSK-së në Ferizaj.
Gjithçka ndodhte nën monitorimin e inspektorëve profesionistë, të cilët kërkonin që çdo ushtrim të realizohet me përpikëri.
Sado që jo lehtë për tu bërë këo ushtrime, lodhja nuk kishte vend.
Kështu 193 rekrutët e rinj të ndarë në 5 toge, përfunduan edhe ushtrimin e parë për këtë ditë. Pas tij, ishte koha të veshin uniformën e Ushtrisë së Kosovës, e në dorë të marrin armët.
Secili prej tyre pret në radhë që përveç uniformës, të marrë edhe paisjet e tjera.
Kur dalin në oborr, kontrollohen në detaje nga eproret e tyre, nëse gjithçka është në rregull. E ata që nuk kishin realizuar 100% atë që iu kërkohej, nuk e kishin lehtë.
Kështu ushtarët e rinj u nisën edhe për ushtrimin e dytë për këtë ditë. Kamuflimi me idenë që të mos dallohen nga armiku potencial, ishte qëllimi i ushtrimit të dytë.
E deri sa po u jepeshin instruksionet se si duhet vepruar në teren, rekruti Halil Zabeli tregon se çka po ju kërkohet aty.
Por cili ishte motivi që e kishte shtyer Zabelin të bëhet ushtar i Kosovës.
E si po trajnohen këta rekrutë dhe sa janë të kënaqur instruktorët me përgatitjen e tyre, flasin vetë ata.
Kështu filloi edhe trajnimi. Pozicionimi, qetësia , mbajtja e armës… gjithçka po shpjegohej.
Edhe pse kishin vetëm 3 javë në trajnim, ishte vështirë të dalloheshin se nuk ishin ushtarë profesionistë.
Pas pjesës malore, trajnimi i kamuflimit u bë edhe në pjesët fushore.
Këtë shumë mirë po e bënte edhe rekrutja Dafina Kransiqi. Rrjedhën e gjithë kësaj, ajo e rrëfen më hollësisht. Dafina ka edhe një mesazh për vajzat.
Më pas, erdhi edhe koha për ushqim.
E rrugën drejt menses e bëjnë në këtë mënyrë. Por këtë togë brenda nuk e priti një lajm i mirë.
Ata kishin kohë vetëm 5 minuta të ushqehen. E idenë e këtyre minutave të pakët për procesin e të ushqyerit, e shpjegon majori Sejdi Ahmeti..
Ai tregon po ashtu se jo të gjithë ia dalin të bëhen ushtarë.
Rekrutët pritet të diplomojnë në dhjetor të këtij viti.
Për ta shikuar storien e plotë, klikoni këtu.