Ismet Beqiri thotë se kushdo që udhëheq me Prishtinën, do ta ketë shumë më të lehtë se sa që e kishte ai. Përveç Prishtinës garë e ashpër po zhvillohet edhe në Gjilan. Por, si po i sheh këtë garë, edhe planet e tyre ish-kryetari i kësaj komune Qemajl Mustafa?
Sa herë kalon në këtë pjesë ndalet tek statuja e ish-liderit të tij politik. Ismet Beqiri kishte edhe mbështetjen atë kohë të ish kryetarit të LDK-së, e presidentit Ibrahim Rugovës kur i hyri garës për Prishtinën.
Shumë vitë pas, Beqiri në telefon mbanë edhe një foto në të cilën Rugovës po i shpjegonte planin urbanistik për qytetin.
Në të ishte paraparë sheshi i Prishtinës në të cilin ai lëviz çdo ditë. Edhe bisedat me qytetarët i ka të vazhdueshme.
Ish-kryetari i kryeqytetit, shpesh viziton edhe objektin e Komunës së Prishtinës në të cilin u zgjodh kryetar për herë të parë në zgjedhjet e 2002.
Tash Beqiri flet edhe për garën aktuale në Prishtinë.
Por ai thotë se kushdo që udhëheq me Prishtinën, do të ta ketë shumë më lehtë sesa që e kishte ai.
Përveç Prishtinës garë e ashpër po zhvillohet edhe në Gjilan. Alban Hyesni dhe Lutfi Haziri patën vetëm 500 vota diferencë.
Por si po i sheh këtë garë, edhe planet e tyre ish-kryetari i kësaj komune Qemajl Mustafa.
Mustafa flet edhe për prioritetet, që sipas tij duhet të jenë në kuadër të qeverisjes së re në Gjilan.
Këtë të diel mbahet gara për balotazh në 21 komuna të Kosovës.
Për ta shikuar storien e plotë, klikoni këtu,.