Analisti kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa ‘selfie’ me disa nga pjesëmarrësit në Samitin e Paqes në Paris të organizuar nga e Emmanuel Macron.
Zogaj thotë se në vend të fotografive duke mbajtur ndonjë fjalim në këtë Samit, Kurti e shpenzon kohën me ‘selfie’, dhe shton se i vetmi njeri i gatshëm për t’u takuar me kryeministrin është Josep Borell.
“KM Kurtit iu kish mpire krahu duke bere selfie me pjesemarresit e Samitit te Paqes ne Paris. Me raste i kishte ndihmu edhe Rita. Ne vend qe te ishte duke mbajtur ndonje fjalim ne kete samit, burri e shpenzon kohen me selfie. Sic duket, i vetmi njeri qe eshte i gatshem me e taku Kurtin kurdo, eshte Borrel, e kjo dihet pse.
Duket ashiqare qe lideret boteror nuk e kane kuptu revolucionin e 14 Shkurtit”, ka shkruar Zogaj.