Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate e Kosovës ka komentuar një video të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, teksa flet për projektin e rrugës Prizren-Tetovë.
Krasniqi thotë se në këtë video, Haskukën e tradhtojnë gjestet, meqë kur e përmend babën e tij biologjik, bën me duar nga Albin Kurti.
“Kandidati i VV në këtë video, si edhe të gjithë kandidatët e tjerë të kësaj partie, mund të ketë folur këtu për babën e tij biologjik. Por gjestet e tradhtojnë. Kur e përmend babën, duart i drejtohen nga Kurti”, ka shkruar Krasniqi.
Ai tutje ka thënë se kjo ka qenë logjika e Vetëvendosjes prej të cilës janë distancuar.
“Kjo ishte prej fillimit logjika e VV-së që ne e denoncuam: baba; profeti; subjekti i historisë… ai që di gjithçka, fjala e të cilit bën mrekulli, na i fiton zgjedhjet gjithkah!”, ka shtuar tutje Krasniqi.