Egjiptiani ka fituar një tjetër çmim në Angli.
Mohamed Salah është zgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit tetor në Premier Ligë.
Futbollisti në katër ndeshje të luajtura gjatë muajit tetor ishte fantasik duke realizuar pesë gola e katër asistime.
Salah ishte fantastik sidomos në fitoren ndaj Man Utd 0-5, ku ai realizoi hat-rik me dhuroi një asistim.
Në përgjithësi, egjiptiani është golashënuesi më i mirë në Premier Ligë këtë edicion me 10 gola ndërsa ka edhe shtatë asistime.
Ndërkohë, Liverpooli zë vendin e katërt në ligë me 22 pikë të grumbulluara.