Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPZAP-ja e dënon Vetëvendosjen me 2 mijë e 100 euro, shkeli rregullat...

PZAP-ja e dënon Vetëvendosjen me 2 mijë e 100 euro, shkeli rregullat e fushatës

Fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale do të përfundojë sot në 21 komuna të vendit.

 

Qytetarët do të dalin për herë të dytë për të votuar, të dielën më 14 nëntor.

E, tashmë kur kanë mbetur edhe pak orë deri në përmbyllje të fushatës në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dërguar shtatë ankesa për subjektet politike, për shkelje të rregullave në fushatë.

Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.

“Prej datës 08.11.2021 deri me sot PZAP-i ka pranuar 7 ankesa të paraqitura nga subjektet politike për fushatë në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunave”, ka thënë Desku.

Ai ka treguar se deri më tani PZAP-ja ka dënuar një parti politike.

“PZAP-i ka shqiptuar gjobë në shumë prej 2,100.00 euro ndaj subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje për shkak të Vendosjes se materialit zgjedhore në  hapësira publike”, është shprehur ai për Front Online.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit, partitë të cilat kanë më së shumti kandidatë në këtë balotazh janë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në mesin e 21 qyteteve, në balotazh është edhe kryeqyteti Prishtina, ku kandidatë janë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477.

Kurse, numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571.

Numri i votuesve të certifikuar në raundin e parë për zgjedhjet në 38 komuna ka qenë 1,885,448 votues.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments