Një pjesë e bjeshkës së fshatit Restelicë të Dragashit është përfshirë nga zjarri.
Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të lokacionit, mirëpo për shkak të kushteve nuk ka qenë e mundur që të arrihet deri në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Rasti ka ndodhur dje dhe deri më tani nuk dihen se si ka ardhur deri te zjarri dhe paraqet rrezik për banorët e fshatit, mirëpo zjarrfikësit do të qëndrojnë në fshat për çështje sigurie.