Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaFederata Evropiane e Gazetarëve i reagon Ferajt të VV-së: E turpshme, e...

Federata Evropiane e Gazetarëve i reagon Ferajt të VV-së: E turpshme, e papërgjegjshme

European Federation of Journalists – EFJ, ka reaguar ndaj deklaratës së Hysamedin Ferajt se AGK-ja është organizatë e rrezikshme për shtetin dhe se po punon kundër vlerave të gazetarisë evropiane.

 

“Është krejtësisht e papërgjegjshme të promovohet publikisht urrejtja dhe të drejtohet gishti ndaj gazetarëve në këtë mënyrë. Ne dënojmë këtë sjellje të turpshme dhe e mbështesim AGK-në dhe punën e tyre të rëndësishme që e bëjnë për gazetarët në Kosovë”, kanë shkruar EJ në Twitter.

Feraj, të martën në një prononcim për media ka thënë se AGK-ja  është një organizatë e rrezikshme për shoqërinë dhe shtetin e Kosovës, por para së gjithave për qytetarët e saj, sepse sipas tij ka mbrojtur dhe vazhdon të mbrojë një propagandë linçuese që bëjnë gazetarët.

Reagimi skandaloz i Ferajt vjen pasi që AGK paraprakisht kishte reaguar për linçimet publike që ua kishte bërë Feraj disa gazetarëve në Kosovë. 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments