Saturday, November 16, 2024
HomeLajmeKurti vazhdon të qëndrojë në Samitin e Paqes në Paris

Kurti vazhdon të qëndrojë në Samitin e Paqes në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë.

Forumi i Paqes në Paris do të zgjasë për tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor e në të cilin do të marrin pjesë 450 pjesëmarrës.

Në këtë forum ndër të tjera pritet të diskutohen problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19 dhe përmirësimi i qeverisjes globale në kohën e saj.

Kurti është përshëndetur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Në këtë takim udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mesazhe të shkurta përmes videove, njofton Klan Kosova.

“Është detyra jonë si udhëheqës, shkencëtarë dhe aktivistë që të mos qëndrojmë anash historisë, por të bëhemi progresistë për ta përqafuar dhe formësuar atë duke avokuar për më shumë barazi dhe drejtësi në mbarë botën”, ka thënë Kurti,

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments