Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaGjini: Qeveria Kurti i ka hequr të gjitha projektet për Gjakovën nga...

Gjini: Qeveria Kurti i ka hequr të gjitha projektet për Gjakovën nga projektbuxheti 2022

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ishte i ftuar në debat me kandidaten e Vetëvendosjes për këtë komunë, Mimoza Kusari-Lila, tha se Qeveria Kurti i ka hequr nga projektbuxheti për vitin 2022 të gjitha projektet kapitale për komunën e Gjakovës.

“Shumë me e rëndësishme do të kishte qenë që zonja Kusari-Lila, që është deputete dhe shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, të mos më pyes mua a ka kaluar buxheti, por ta pyes Qeverinë Kurti përse janë hequr të gjitha projektet kapitale për Gjakovën nga projektbuxheti për vitin 2022, përse? Përse është hequr dalja për Pejë? Përse është hequr rruga X? Përse janë qitë vetëm 400 mijë euro për stadiumin e 400 mijë euro mjaftojnë vetëm për t’i mbuluar shpenzimet e deritanishme? Përse është hequr ura e Rogovës? Nuk ekziston as kodi, e ju shkoni në Rogovë thoni ne e bëjmë urën, por unë po ju them nëse jeni mësuar ju të punoni pa procedura unë nuk e di, por nëse nuk ka kod buxhetor dhe nuk ka buxhet një projekt nuk mund të realizohet”.

Gjini tha se buxheti për komunën e Gjakovës do të kalojë menjëherë pas zgjedhjeve të 14 nëntorit.

“Meqenëse buxheti nuk ka kaluar, e kalon menjëherë pas zgjedhjeve se jemi gati, përse nuk i keni thënë Kurtit që është jetike për qytetarët e Gjakovës, jo për ty me i fituar zgjedhjet, jo për Kurtin me mendua që po i fiton vetë, po për të luftuar për qytetarët e Gjakovës. Unë kur kam qenë deputet kam luftuar edhe kur ke qenë ti në pushtet për me sjellë diçka në Gjakovë. Tash Qeveria Kurti duke i pasë disa deputetë të Gjakovës, duke i pasë disa ministra të Gjakovës të gjitha projektet pa asnjë përjashtim i heq”, tha Gjini në Klan Kosova.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments