Policia ka arrestuar dy persona në Aeroportin e Prishtinës, që tentuan të udhëtonin me dokumenta të falsifikuara.
“Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ANP “ Adem Jashari” gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtar me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë inicuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë derguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.