Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosova“Sorosi ka pasur ndikim tjetër në Shqipëri krahasuar me Kosovën, punuan kundër...

“Sorosi ka pasur ndikim tjetër në Shqipëri krahasuar me Kosovën, punuan kundër qeverisë së Sali Berishës”

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për vizitën e ish-të Dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në Kosovë.

Gazetari Valon Syla thotë se vizita e Grenell lidhet me shpalljen non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja.

Ai po ashtu thotë se njëra prej arsyeve që Berisha është shpallur non-grata është fakti që Berisha ka punuar kundër Fondacionit të Sorosit dhe u ka hapur luftë atyre.

“Sorosi ka pasur ndikim tjetër në Shqipëri krahasuar me Kosovën. Atje ata punuar hapur që ta rrëzojnë qeverinë e Sali Berishës. Njerëzit e paguar nga Soros. Berisha ishte autokrat. Ata i luftojnë njerëzit e tillë, edhe Orbani në Hungari është autokrat dhe Sorosi angazhohet për shoqëri të hapur. Berisha nuk dinte ndryshe dhe pastaj i sulmoi hapur”, thotë ai.

Ndërkohë edhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se askush nuk mund ta mohojë se Soros angazhohet për shoqëri të hapur dhe lufton pushtetet e djathta autoritare.

“Soros lufton pushtetet e djathta autoritare. Këtë e kemi parë në Europë. Tash Serbia ka rrëshqitur drejt një autoritarizmi të egër. Atje tani po shohim se shoqëria civile po ngritë zërin”, shtoi ai.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments