Janë rikthyer në aksion kualifikimet e Kupës së Botës.
Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ka fituar me rezultat të thellë 0-5 ndaj Armenisë.
Maqedonët që nga fillimi ishin më dominues dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 21′ me golin e Aleksandar Trajkovskit.
Pak minuta më vonë në skenë doli Enis Bardhi që dyfishoi epërsinë në min e 36′ për rezultatin e pjesës së parë 0-2.
Edhe pjesa e dytë i takoi totalisht mysafirëve që shënuan edhe tre gola të tjerë Bardhi shënoi sërish në min e 66′, në min e 79′ shënoi Milan Ristovski për 0-4.
Futbollisti me prejardhje shqiptare Enis Bardhi kompletoi hat-rikun në min e 90′ me golin nga penaltlia.
Në anën tjetër Suedia është befasuar nga Gjeorgjia që e mposhti me rezultat 2-0.
Golat për vendasit i realizoi Khvicha Kvaratskhelia në min 61′ dhe 78′.
Këto janë rezultatet e të gjitha ndeshjeve që u luajtën nga ora 18:00.