Kryeministri i Kosovës ndodhet në Francë ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris.
Përpara ceremonisë hapëse, kryeministri Kurti u pa duke u përshëndetur me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Forumi i Parisit për Paqen organizohet nën kujdesin e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Pjesëmarrjen në këtë forum e ka konfirmuar ditë më parë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Megjithatë, nga Zyra e Kryeministrit nuk kanë njoftuar për shkuarjen e Kurtit në Francë.
Samiti pritet të zgjasë 11-13 nëntor.