Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka lëshuar një thirrje për qeverinë e Kosovës sa i përket masave kundër COVID-19.
Gastronomët kanë thënë se do të presin vendimin e qeverisë gjatë ditës së nesërme, për të vendosur më pas për veprimet e tyre karshi situatës.
Ata janë ankuar se po kufizohen të punojnë nga masat paradoksale të qeverisë.
“Gastronomia vazhdon të jetë e kufizuar në punën e saj me masa paradokse, ndërsa zhvillimet në vend, fatkeqësisht po shpërfaqin aplikim të standardeve të dyfishta nga ana e shtetit, të cilët po na thojnë që duhet të jemi të kujdesshëm nga mundësia që mund të na kërcënohet një valë e re epidemiologjike, gjersa fushatat dhe tubimet elektorale po vazhdojnë të mbahen pa kontroll dhe me grumbullime masive”, kanë thënë nga shoqata e gastronomëve.
“Qeveria fatkeqësisht është shumë e zënë me fushatat politike, gjersa nuk kemi asnjë strategji për ti ndihmuar bizneset të cilat po luftojnë përditë për ti mbajtur në punë më shumë se 30 mijë punëtorë, e aq më pak për ata të cilët vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur e që punuan shkurtimisht gjatë verës”, thuhet tutje në njoftim.
Postimi i plotë:
PRESIM VENDIMIN TUAJ NESËR, DHE JU TREGOJMË VENDIMIN TONË ME 14 NËNTOR!
Rastet pozitive të COVID-19 janë për toke që më shumë se një muaj e gjysmë, ndërsa numri i të testuarve në raport me numrin e banorëve vazhdon që të jetë më i miri në rajon dhe ndër më të mirat në Evropë.
Gastronomia vazhdon të jetë e kufizuar në punën e saj me masa paradokse, ndërsa zhvillimet në vend, fatkeqësisht po shpërfaqin aplikim të standardeve të dyfishta nga ana e shtetit, të cilët po na thojnë që duhet të jemi të kujdesshëm nga mundësia që mund të na kërcënohet një valë e re epidemiologjike, gjersa fushatat dhe tubimet elektorale po vazhdojnë të mbahen pa kontroll dhe me grumbullime masive.
Qeveria fatkeqësisht është shumë e zënë me fushatat politike, gjersa nuk kemi asnjë strategji për ti ndihmuar bizneset të cilat po luftojnë përditë për ti mbajtur në punë më shumë se 30 mijë punëtorë, e aq më pak për ata të cilët vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur e që punuan shkurtimisht gjatë verës.
Pra, rastet për toke, Qeveria për toke, gastronomia për toke, strategjia për toke!
Rrjedhimisht, ose i hapni bizneset që nuk po lejohen të punojnë (klubet e natës dhe sallat e dasmave) në pajtushmëri me protokolet shëndetësore të bazuara në teknologji duke i lejuar vetëm të vaksinuarit dhe të pajisurit me dëshmi të futen brenda, ose të miratoni masa financiare për ti ndihmuar këto biznese të cilat fare nuk po punojnë!
Bizneseve të gastronomisë të ju zgjatet orari i muzikës në përputhje me atë të punës;
Të rritet kapaciteti i punës në hapësira të brendshme në shërbimet e HORECA-s;
Të hiqet ora policore, ose të mos ketë për personat e vaksinuar dhe ata që kanë dëshmi;
Të punojmë me strategji dhe eksperiencën me pandemi e kemi tash e 609 ditë, ndërsa punën që po e shohim në këtë drejtim po lë shumë për të dëshiruar!
Për fund, me pak fjalë po e shohim që duke u marrë me zgjedhje na keni harru neve, ato takimet që i kemi pasë me të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave nuk do të kenë ndikim përderisa kur duhet dhe mund të veproni, ju nuk bëni asgjë. Prandaj KUJDES SE JEMI SHUMË!
Pra, PRESIM VENDIMIN TUAJ NESËR, DHE JU TREGOJMË VENDIMIN TONË ME 14 NËNTOR!