Një person ka humbur jetën sot tragjikisht në Rugovë pas rënies së një lisi.
Familjarët me anë të disa postimeve në rrjete sociale kanë bërë të ditur se viktima është Arton Lajqi, ish-ushtar i UÇK-së.
Atij dyshohet se i ka rënë lisi mbi trup, teksa kufoma është dërguar për autopsi.
“Dyshohet se i ka rënë lisi, trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, kanë thënë nga prokuroria.