Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaGrenell për Merdaren: Trump e vuri në funksion këtë pikë me Marrëveshjen...

Grenell për Merdaren: Trump e vuri në funksion këtë pikë me Marrëveshjen e Washingtonit

Ish-emisari special i dërguar nga Administrata Trump për dialogun Kosovë-Serbi, është deklaruar pas vizitës që pati në pikën kufitare ndërmjet dy shteteve, atë të Merdares.

 

Ai, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’ ka thënë se kjo pikë ka arritur të funksionalizohet falë marrëveshjes së Washingtonit të arritur në shtator të vitit të kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdare. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, deklaroi Grenell.

Ish-emisari i SHBA-ve përgjatë ditës e vizitoi këtë pikë kufitare, ku mbajti edhe konferencë për media nga atje. Ai përmendi edhe refuzimin e projektit të gazit amerikan, ku kritikoi Qeverinë Kurti.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments